Sancho më i mirë se dy “jashtëtokësorët” Ronaldo dhe Messi, ja statistikat e frikshme

Jadon Sancho është një nga talentet më premtues në Europë. Ylli i skuadrës së Dortmundit këtë javë bëri 20 vjeç, ndaj dhe “Daily Mail”, ka përfituar pët të bërë një krahasim me dy yjet që kanë dominuar në vitet e fundit, Messin dhe Ronaldon.

Besojeni ose jo, por statistikat flasin në favor të tij, duke munguar dy “jashtëtokësorët”. Duke i krahasuar deri në moshën 20 vjeç, Sancho ka shënuar 31 gola (90 ndeshje), 5 më shumë se Messi (70 ndeshje), ndërkohë që Ronaldo ka shënuar vetëm 16 në 107 sfida.

Ylli anglez ndërkohë ka shifra edhe më të frikshme të numrit të asistove, 42, duke pasur thuajse dyfishin e “pleshtit” (8) dhe CR7 (16). /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP