Sancho nuk lejohet as në zonën e ngrënies, Ten Hag i ka vënë një kusht

Sancho nuk mund të hyjë në çdo zonë të ekipit të parë në bazën stërvitore të Unitedit në Carrington dhe është duke u stërvitur dhe duke ngrënë me lojtarët e akademisë, sipas një raporti nga Daily Mirror.

Ata raportojnë se Ten Hag e ka bërë të qartë se Sancho duhet të kërkojë falje pasi pretendoi se ai ishte bërë një “kokë turku” në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Trajneri holandez pretendon se performancat e tij në stërvitje nuk ishin të përshtatshme. Ndërkohë që postimi është fshirë, anësori ende nuk i ka kërkuar falje Ten Hag. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?