Sandro Tonali drejt Juventusit, gati shkëmbimi me Douglaz Luiz

Sandro Tonali zbuloi së fundmi se si në vitin 2020, De Ligt, atëherë lojtari i Juventusit, i kishte këshilluar të kalonte te bardhezinjtë. Në fund, nuk u bë asgjë sepse mesfushori u transferua te Milani pas rënies së Brescia në Serie B.

Tashmë ky transferim mund të bëhet realitet, me Tonalin që do të kalonte nga bardhezinjtë e Neëcastle tek ata të “Zonjës së Vjetër”. Më shumë sesa ide, është një projekt që mund të ndërtohet rreth emrit të Douglas Luiz. Nuk është sekret që muajt e parë të brazilianit te Juventusi kanë qenë të vështirë. Problemet fizike dhe vështirësia për t’u përshtatur me një futboll të ndryshëm nga ai në të cilin ishte mësuar, kanë bërë që eksperimenti të duket i përfunduar pas vetëm një sezoni.

Ish-lojtari i Manchester City dhe Aston Villa, që nuk arriti ta zërë vendin e Locatellit, dëshiron të rikthehet në Premier League. Pikërisht për këtë arsye, Giuntoli po mendon ta përfshijë atë në marrëveshjen për Tonalin, pasi të dy ndajnë të njëjtin pozicion në fushë.

Vlera e Douglas Luiz mbetet rreth 35, 40 milionë euro, pasi ishte larguar nga Anglia si një nga mesfushorët më të mirë në rol. Nga ana tjetër, kartoni i Tonalit vlerësohet rreth 45 milionë euro, çka e bën operacionin mjaft të realizueshëm me një diferencë të vogël në para.

Sandro Tonali drejt Juventusit, gati shkëmbimi me Douglaz Luiz

SHKARKO APP