Sandro Tonali mbetet ëndërr për Juventusin, por “Zonja” kërkon të përdor kartën Vlahovic
Juventusi duket se e ka një ëndërr të pamundur për të marrë Sandro Tonalin. Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë po mendojnë t’i ofrojnë Neëcastle-it sulmuesin serb Dusan Vlahovic, për të forcuar repartin ofensiv të anglezëve dhe për të ulur çmimin e ish-mesfushorit të Milanit.
Te Juventusi janë të bindur se për të rikthyer madhështinë e klubit u nevojitet pikërisht një profil si Tonali në mesfushë. Nga Anglia megjithatë vjen mesazhi se për Neëcastle mesfushori italian është i pashitshëm dhe vetë lojtari ndihet mirë atje. Por Serie A vazhdon të ketë një tërheqje të veçantë për Tonalin, ndaj Juve do të provojë t’i tundë të dy palët duke përdorur “xholin” Vlahovic.
Në këtë moment, kartoni i Vlahovic mund të jetë një armë e fortë, pasi Neëcastle, që ka në dalje sulmuesin Alexander Isak, është në kërkim të një numri 9 të ri. Sipas mediave italiane, lojtari i është ofruar klubit anglez edhe në orët e fundit nga ndërmjetës të zakonshëm. Nëse vjen ndonjë miratim nga Neëcastle, drejtuesit bardhezi do të tentojnë të futen seriozisht në garë për Tonalin.
Operacioni nuk do të ishte një shkëmbim i drejtpërdrejtë, por një marrëveshje më e ndërlikuar, ku mund të përfshihen edhe emra si Douglas Luiz ose Nicolo Savona, me një shumë shtesë në favor të anglezëve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

