Sandro Tonali mendon rikthimin e bujshëm te Milani në verë

Sandro Tonali mund të largohet nga Neëcastle United në merkaton e verës, nëse klubi anglez nuk kualifikohet në Europë. Lojtari i cili u shit nga Milani para një viti tani po konsideron largimin nga St James Park, nëse skuadra e tij nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Milani po e ndjek me vëmendje situatën aktuale të lojtarit të kombëtares italiane dhe po mendon ta rikthejë në San Siro, aty ku ai ndihet si në shtëpinë e tij.

“Largimi nga Milan ishte e vështirë, nuk mund të vendosësh i vetëm. Është një botë me shumë para: për lojtarët dhe për klubet. Kur thua jo, duhet të jetë edhe jo-ja e klubit. Në negociata, rrallë ka dy jo ose dy po: ka gjithmonë një po dhe një jo”, ka thënë së fundmi Sandro Tonali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?