Santiago Gimenez do të operohet në gjurin e djathtë

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Santiago Gimenez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Operacioni u krye mëngjesin e djeshëm në Amsterdam.

Sulmuesi i Milanit u operua në kyçin e këmbës së djathtë nga profesori Gino Kerkhoffs, një nga emrat më të njohur të ortopedisë, i cili shpesh konsultohet nga futbollistë të nivelit të lartë për probleme artikulare. Ndërhyrja ka qenë teknikisht e suksesshme, por shënon nisjen e një periudhe ndalese të detyruar për qendërsulmuesin.

Tashmë Gimenez do të nisë fazën e rehabilitimit, e cila do ta mbajë për një kohë larg grupit, ndërsa stafi mjekësor i Milanit do të monitorojë nga afër procesin e rikuperimit. Kohëzgjatja e mungesës së tij do të varet nga reagimi i lojtarit ndaj terapisë dhe nga ecuria e rikthimit në formë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?