Santos: E mundim Francën, nëse rregullojmë këto dy aspekte!

Portugalia do të ketë një sfidë vendimtare në duelin e fundit në grupe kundër Francës. Në “Puskas Arena”të Budapestit, skuadra e Fernando Santos është gati për të marrë 3 pikë, që i kalojnë në fazën tjetër.

“E kemi kapacitetin për të fituar. Kemi një dëshirë të madhe për të treguar potencialin që kemi dhe sa vlejmë realisht. E kemi analizuar ndeshjen me Gjermaninë dhe arritëm të gjithë në të njëjtin përfundimin: nuk ishim vetvetja. Sigurisht që diçka nuk shkon kur pëson katër gola. Të gjithë skuadrat që synojnë fitoren e “Euro 2020”, duhet të sulmojnë dhe të mbrojnë mirë. Duhet të përmirësohemi në dy pika: në përqendrim dhe intensitet. Nëse i rregullojmë këto dy aspekte, nesër ia dalim, fitojmë.

Franca? E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë. E kemi mundësinë të reagojmë. Ky është një grup ekstremisht i vështirë, por e kemi mundësinë ta mbyllim me 6 pikë.

Nuk na intereson çfarë ndodh në Hungari-Gjermani, e kemi gjithçka në dorën tonë, lojtarët e dinë shumë mirë“, deklaroi Fernando Santos në konferencën për shtyp.

SHKARKO APP