Santos mund Flamengon me gol të Neymar, debuton dhe djali i Robinhos

Një fitore dramatike në minutat e fundit i ka dhënë shpresë Santosit në kampionatin brazilian. Goli vendimtar u realizua nga Neymar në minutën e 85-të, duke i siguruar fitoren ndaj Flamengos dhe duke nxjerrë ekipin nga zona e rënies.

I rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, ylli brazilian luajti për herë të parë 90 minuta të plota pas pesë muajsh. Pas ndeshjes, Neymar u shpreh i entuziazmuar për suksesin dhe e cilësoi atë si një pikë kthese për ekipin:“Ky është një fillim i ri për ne. Kemi pasur kohë për të punuar dhe sot treguam se mund të konkurrojmë me çdo ekip në Brasileirao,” deklaroi ai për televizionin “Premier”.

Neymar vlerësoi kundërshtarin, duke e quajtur Flamengo-n “skuadra më e mirë e kampionatit”: “Janë shumë të organizuar taktikisht, mbrojnë dhe sulmojnë në mënyrë fantastike. Kanë lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për formën e tij fizike, sulmuesi tha se ende nuk është në maksimum: “Dua të luaj 90 minuta në çdo ndeshje. Po punoj për të arritur formën më të mirë, por trupi im ende po përshtatet. Nuk është e lehtë pas një dëmtimi si ai që kalova. Jam i lumtur që po jap kontribut në të dyja fazat, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk jam 100%, por po përmirësohem çdo ditë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja do të mbahet mend edhe për një debutim të veçantë: Robson Junior, djali i ish-futbollistit të njohur brazilian Robinho (aktualisht në burg i dënuar për përdhunim), zhvilloi ndeshjen e tij të parë si profesionist me fanellën e Santos, në moshën 17-vjeçare. I njohur ndryshe si Robinho Jr., ai hyn në fushë në një moment historik për klubin që kërkon rikthimin në lavditë e dikurshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?