Sarri arrin akordin me Romën, do të firmos për dy sezone
Maurizio Sarri pritet të rikthehet menjëherë të drejtojë në Serinë A, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e Romës dhe sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm firma, që pritet të vijë në fund të sezonit.
Gjatë fundjavës ka pasur një takim mes menaxherit të Sarrit, Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto, të cilët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, me një pagë prej pak më tepër se 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.
Tashmë trajneri Sarri do të duhet të zgjidhë kontratën me Juventusin, para se të firmosë një të re me verdhekuqtë, megjithatë brenda muajit maj pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar i tij në pankinën e Romës.
Presidenti i kryeqytetasve, Friedkin shqyrtoi disa alternativa për stolin, por në fund ngulmoi për Sarrin, një trajner i aftë të ndërtojë skuadra që luajnë futboll të shpejtë e të bukur, dhe për më tepër një njohës perfekt i Serisë A.