Sarri: Atalanta një prej ekipeve më të mira në Europë, barazimi i drejtë!

Maurizio Sarri e ka quajtur të drejtë baraziminrezultatin 2-2 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”. Strategu i Juventusit nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarët, duke i cilësuar si një nga ekipet më të mira në Europë.

“Ne po luanim kundër një prej ekipeve më të mirë në Europë për momentin. Ata ishin të organizuar mirë, agresivë, kurse ne bëmë shumë gabime kur pasonim topin. Mënyra se si i kemi pësuar golat ishte vetëm nga humbja e topit. Të luash kundër Atalantës është shumë e vështirë. Në pjesën e parë vuajtëm disi, por fatmirësisht rikuperuam në pjesën e dytë dhe dolëm me një pikë.

Ata vinin nga nëntë fitore radhazi dhe të luash kundër tyre është e vështirë për këdo, jo vetëm për ne. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për sulmuesit tanë.  Dybala duhej të kthehej mbrapa për të rikuperuar topin. Në fakt prandaj zgjodha Higuanin, pasi ai krijon më shumë hapësira në zonën kundërshtare.

Pjanic në stol? Nuk ishte në formën e tij më të mirë, prandaj nuk doja të rrezikoja ndonjë dëmtim muskulor, duke marrë parasysh se po luajmë çdo tre ditë,’’ përfundon Sarri.

SHKARKO APP