Sarri bën gati prishjen e kontratës me Juven, ja kë do të drejtojë
Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me skuadrën e Juventusit. Tekniku është shprehur i hapur për prishjen e parakohshme të kontratës, me kushtin që të marrë rrogën e njërit nga dy vitet e mbetura, zgjidhje kjo që është pëlqyer edhe nga drejtuesit e Juves.
Ndërkohë mediat në Itali raportojnë se Sarri është kontaktuar edhe nga drejtuesit e Fiorentinës, të cilët janë gati t’i besojnë drejtimin e skuadrës nëse gjërat për Giuseppe Iachinin do të vijojnë kështu si kanë nisur, me rezultate aspak të mira. Vetë trajneri do të ishte i lumtur me uljen në stolin e klubit vjollcë, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Fiorentinën.