Sarri: Darka me Agnellin ishte e programuar, për Messin …

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të thjeshta për Maurizio Sarrin. Fillimisht ishte humbja ndaj Veronës, më pas zërat për një rikthim të Allegrit dhe në fund darka me Agnellin dhe Paraticin. Trajneri i Juventusit i ka sqaruar të gjitha duke u shprehur i bindur se ka mbështetjen e futbollistëve.

“Darka?  Ishte e programuar që pas Fiorentinës, por më pas kishim impenjime dhe u shty. Unë takohem shpesh me presidentin, ndonjëherë ndalojmë për të darkuar. Me të nuk flas për një ndeshje të vetme, por flasim për situatën e përgjithshme globale.

Zërat për Allegrin dhe Guardiolën? Nëse nuk do të doja të kisha presion, do të punoja në zyrën postare. Kur je te Juventus, është normale të kesh presion. Kur ndodh një humbje do të ketë presione. Jemi ende në garë për objektivat tonë sezonal.

Skuadra më ka dhënë gjithmonë mbështetje, stërviten mirë dhe me intensitet. Për prezantimet negative, kam mbetur i surprizuar. Shumë herë ndodh që të mos arrijmë nivelin e treguar në stërvitje.

Ronaldo? Të shohim nëse do të luajë, kam folur me të dhe më ka thënë se është mirë. Kur është pak i lodhur ma thotë menjëherë.

Messi bashkë me Ronaldon? Nuk do të ishte e përshtatshme që të përgjigjesha. Nëse do të isha një drejtues i Barcelonës do të nervozohesha dhe do të thoja: “Çfarë m*** do ky Sarri?”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP