Sarri: Duhet kujdes ndaj Milanit, ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Juvja
Pas fitores së vështirë ndaj Lokomotivës së Moskës në transfertë, Juventus është gati për super duelin ndaj Milanit, që do të luhet të dielën në mbrëmje. Trajneri Maurizio Sarri në konferencën për mediat ka dhënë sinjale pozitive për Ronaldon dhe De Ligt, që mund të luajnë nga minuta e parë.
“Milani është një skuadër e mirë, por nuk ka pasur një nisje të mirë të sezonit. Duhet të luajmë me intensitet në mbrojte ndryshe nga sfida e Moskës. Janë një ekip që po rindërtohen ndaj dhe paraqet vështirësi, por ka futbollistë të rinj që kanë të ardhme.
Ronaldo? Nuk e di ende nëse do të luajë. Dje ka qenë me fizioterapistin dhe duhet ta verifikojmë gjendjen e tij. Gjithsesi nuk ka ndonjë gjë të rëndë, vetëm një shqetësim në gju, që i krijon pak bezdi gjatë ndeshjes.
De Ligt? Kemi edhe dy stërvitje. Dje ka dhënë sinjale shumë pozitive.
Ramsey? Ka kualitet të rëndësishëm dhe mund të luajë mjaft mirë në rolin e trekuartistit duke na dhënë ekuilibër. Ka kualitetin teknik për të bërë mirë në disa pozicione.
Bonucci? Ekipi ka nevojë për eksperiencën e tij, personalitetin dhe organizimin në mbrojtje. Shpresoj që të pushojë më në vazhdimësi, por tashmë është shumë i rëndësishëm për ekuilibrat dhe duhet të sakrifikohet”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/