Sarri: Kemi punuar për të korrigjuar gabimet, Rabiot ka shumë potencial
Pas humbjes së Superkupës së Italisë, Juventusit do të nisë vitin 2020 me duelin e parë ndaj Cagliarit. Trajneri Maurizio Sarri në konferencën para ndeshjes është shprehur se ka punuar këto ditë për të korrigjuar gabimet e deritanishme.
“Kemi punuar për shumë gabime që kemi bërë deri më tani, teksa që nga dje po punojmë për ndeshjen me Cagliarin. Jemi të përqendruar te vetja, vijmë nga një ndeshje e gabuar nga ana mentale dhe taktikisht.
Në këtë moment po provojmë Rabiot në krahë dhe Emre Can në krah dhe në qendër. Po punojmë edhe me Bernandeschin dhe të shohim si do të evulojë. Për Douglas Costën nuk do të nxitojmë, ka kaluar shumë dëmtime muskulore.
De Ligt? Ka kaluar një periudhë të komplikuar për shkak të një problemi në shpatullë, ka luajtur shumë. Me Demiral në formë shumë të mirë kishte mundësinë që edhe të pushonte.
Tridenti HDR? Të shohim nesër. Ramsey është në rritje, ndaj do të vendosim nesër. Trekurtistët e Cagliarit janë shumë të shpejt në kundërsulm, duhet shumë kujdes. Dybala është stërvitur veçmas sepse kishte një lodhje në stërvitje, por sot ka qenë rregullisht me grupin.
Kulusevski? Po flasim për një futbollist me shumë prespektivë dhe është e rëndësishme për të ardhmen. Për ta pasur ose jo në ekip nuk e vendosur unë, por nuk janë kushtet”, deklaroi Sarri.