Sarri: Kemi ulje-ngritje në lojë, nuk e kuptoj ekipin kur është pasiv
Pas barazimit kundër Sassuolos, Maurizio Sarri ka analizuar momentin jo shumë pozitiv që po kalon Juventusi. Skuadra bardhezi nuk fiton prej 3 ndeshjesh.
“Një trajner pretendon vazhdimësi, por në këtë moment e kemi të vështirë ta kemi, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Po i ndodh të gjithëve, me përjashtime të rralla. Kemi momente të shkëlqyera brenda ndeshjes e momente pasiviteti vështirë për tu kuptuar. Për titullin duhet të bëjmë nëntë pikë në ndeshjet e ardhshme, pa bërë llogari.
Jemi ndeshur me skuadra që janë mirë si Atalanta e Sassuolo. Sassuolo mund të bëhet Atalanta e të ardhmes. Kemi ulje e ngritje fizike e mentale që duhen zgjidhur për tu kthyer në rrugën e duhur.
Me çaste kjo skuadër të jep ndjesinë se ka një potencial shumë të lartë, në të tjera të lë dyshime sepse kundërshtari vjen lehtësisht në zonë. Duhet më shumë ekuilibër, duke ruajtur kualitetin teknik”, u shpreh Sarri.