Sarri: Me Milanin duhet kujdes, na ka vendosur gjithmonë në vështirësi!

Juventus do të luajë një ndeshje që do të vlejë shumë për titullin kampion ndaj Milanit. Pasi kuqezinjtë mundën rivalët e Lazios, tashmë synimi i radhës është që të vendosin në vështirësi edhe bardhezinjtë. Trajneri Sarri si në sfidën e Kupës disa javë më parë, nuk i ka kursyer fjalët e mira për rivalët.

“Na kanë vendosur gjithmonë në vështirësi këtë sezon. Të luash ndaj Milanit në këtë moment është e komplikuar, dhe ndaj Lazios e treguan një gjë të tillë. Nuk duhet të jemi të relaksuar, sepse të gabosh në këtë periudhë është shumë e thjeshtë. Aspekti mental është delikat kur luan njëherë në tri ditë.

Mungesat? Të gjithë flasin se kemi shumë futbollistë, por për momentin janë vetëm 15, Chiellini dhe Alex Sandro sapo janë rikthyer në grup. Higuain është mirë, por nuk e di se në çfarë momenti do të luajë.

Në këtë moment nuk pësojmë shumë gola, por duhet të bëjmë kujdes. Në fazën ofensive mund të varet nga talenti, ndërkohë që në atë mbrojtëse duhet shumë agresivitet. Në fazën mbrojtëse ka të bëjë edhe motivimi i lojtarëve.

Championsi? Nuk mund të mendojmë që tani për këtë kompeticion. Pas dy javësh do të jenë të gjithë në dispozicion dhe do të nisim që të mendojmë për këtë gjë”, deklaroi Sarri në konferencën për shtyp. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP