Sarri: S’më intereson se çfarë bën Interi, Dybala dhe Ronaldo të jashtëzakonshëm

Juventus do të zbresë në fushë nesër në mbrëmje për të luajtur ndeshjen e parë për fazën e dytë. Në Friuli në fazën e parë do të vendoste një gol i shënuar nga Chiellini, por tashmë Maurizio Sarri është në kërkim të suksesit të radhës për të mbajtur larg Interin.

“Më pëlqejnë vështirësitë për formacionin, do të ishte më keq nëse do të zgjidhja mes tre sulmuesve mediokër. Do të shohim sot se si do të jenë Dybala dhe Higuain dhe më pas do të vendos për formacionin. Aspekti më i rëndësishëm është ruajtja e ekuilibrit. Të dominosh ndeshjet dhe të mos rrezikosh. Higuain ka një rol specifik, ndërsa dy të tjerët janë lojtarë të jashtëzakonshëm.

Frikë nga merkato e bërë nga Interi? Është një fjalë e rëndë. Nuk ndjek merkaton tonë, jo më të tyre. Nuk e di nëse sfida ndaj zikaltërve më 1 mars, do të jetë vendimtare. Në mendoj për ndeshjen e Kupës së Italisë që do të kemi më Romën. Tavolinat janë dëmet më të mëdha në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Ligt? Mendoj se mund të luajë tre ndeshje pa problem. Vjen nga periudhë pushimi dhe rikuperimi. Nuk do të kemi probleme në asnjë rast. Sa i përket Emre Can dhe Douglas Costa, nuk kanë vazhdimësi në stërvitje, unë vendos në bazë të perfomancave që shoh në seancat që bëhen. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?