Sarri: Nuk më plas për tifozët e Juventusit, penalltia e parë nuk ishte …
Juventus mundi pastër 2-0 Lazion në Olimpico, teksa bardhezinjtë iu falën dy penalltive të shndërruara në gol nga ana e Leonardo Bonucit. Nëse për penalltinë e dytë nuk kishte shumë polemika, ajo e para ndaj Moratës shkaktoi zhurmë me futbollistët e Lazios dhe trajnerin e bardhekaltërve Maurizio Sarri që protestuan gjatë.
Ky episod u kthye në temë diskutimi edhe pas ndeshjes për trajnerin Sarri, i cili nuk nguroi të fliste kundër bardhezinjve edhe pse dy sezone më parë ka qenë në krye të tye.
“Penalltia e parë ishte një gabim i VAR dhe të tilla raste akordohen vetëm në Itali. Shumë episode arbitrare nuk janë të qarta. Juventus fitoi me një penallti shumë të lehtë, pastaj u mbrojt dhe provoi vetëm me kundërsulm.
Por, nuk habitem. Kështu ata kanë fituar ndeshje dhe kampionate. Nuk më plas fare se çfarë mendojnë tifozët e Juventus, unë kam punuar atje, por nuk jam një prej tyre”, theksoi Sarri.
KOHA JONË SONDAZH

