Sarri: Po argëtohem, synojmë që të arrijmë perfeksionin
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri duket se po argëtohet në krye të bardhezinjve. Sfidat e mira së fundmi nga skuadra torineze duket se kanë kënaqur shumë trajnerin italian, i cili nuk i ka kursyer elozhet për djemtë e tij në prag të finales së Superkupës së Italisë ndaj Lazio.
“Nuk e di nëse jemi para apo pas nga çfarë prisnim, di vetëm të them që në stërvitje apo në ndeshje, po argëtohem. Kjo do të thotë që skuadra po kërkon që të luajë futbollin që unë dua. Kemi ende shumë defekte, por mund të punojmë për t’i zgjidhur. Objektivi është që të përmirësohemi dhe të arrijmë perfeksionin.
Trindenti? Nuk e di ende, ka shumë lojtarë të lodhur pas ndeshjes në Genova.
Trofeu i parë në Itali? E ndjej si diçka normale. Vitin e kaluar bëmë tre finale, ndaj dhe i ndjej si të tjerat. Kemi nevojë për shumë motivim.
Pësimi i shumë golave? Në tre ndeshjet e fundit, kemi pësuar vetëm dy gola, një prej të cilëve në minutën e 95-të, kur rezultati ishte 3-0. Realiteti është ndryshe, po bëjmë shumë gabime. Kemi ndryshuar shumë faktin që mbrojtja rri më përpara,por pësojmë gola kur tërhiqemi”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/