Sarri shpërthen: Nëse do na jepej ne një penallti e tillë do përmbysej bota!

Trajneri i Juventus-it, Maurizio Sarri, pas fitores 2-1 ndaj Spal është shprehur se penalltia e akorduar për rivalët nëse do të jepej për të do të “përmbysej” bota. Strategu i njohur ironizoi ata që në javët e fundit kanë kontestuar vendimet e arbitrave për bardhezinjtë.

“Më duket një padrejtësi e madhe, nëse VAR nuk funksionon, atëherë është arbitri që vendos dhe jo VAR. Kjo është ideja ime personale, por mendoj se kam vendosur një rekord: trajneri i parë që ka pësuar një penallti me VAR, edhe kur VAR nuk funksionon. Arbitri La Penna më ka thënë në fund të ndeshjes se ekziston edhe kjo mundësi. Është një rregull, por nuk jam dakord. Nëse do na ndodhte ne, do përmbysej bota.

Objektivi duhet të jetë kampionati, ndërsa Champions-i ëndrra. Më pas mund të jetë më e bukur të ndjekësh një ëndërr sesa të arrish objektivat. Është një ëndërr e tmerrshme, sepse të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nuk mjafton të jesh ekipi më i fortë, duhet të kesh edhe fat”, deklaroi Sarri.

SHKARKO APP