Sarri: S’ka çështje Dybala, Ronaldo vendos vetë nëse do të luajë
Trajneri i Juventusit po mendon për disa ndryshime në formacion për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udineses, por ende nuk ka vendosur. Ish-strategu i Napolit, në konferencën e zakonshme për shtyp ka ripërsëritur marrëdhënien e mirë me Dybala-n, ndërkohë që sipas tij Ronaldo do të vendosë vetë nëse do të luajë.
“Vijmë nga një ndeshje e luajtur para tri ditësh dhe ku kemi shpenzuar shumë energji fizike dhe mentale. Objektivi jonë është që të shkojmë deri në fund në Kupën e Italisë, do të gjejmë energjitë e duhura për të rikarikuar bateritë.
Dybala? Kam folur me të çdo ditë. Doja të dija se si ishte, sulmuesit tanë janë të gjithë të fortë dhe në një formë të shkëlqyer. Mund të përplasemi, por këto janë gjëra normale që ndodhin kur punon.
Ronaldo? Është në formë të jashtëzakonshme, numrat flasin në për të, jo vetëm nga pikëpamja e realizimit. Do të flas me të nesër për të kuptuar nëse do të luajë ose jo.
Emre Can? Mund të luajë edhe në mbroje me 3, si në Kombëtare. Me 4 duket më e vështirë ambientimi”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/