Sarri “tërbon” tifozët e Juve me deklaratën e tij: Jam i lumtur nëse humbas me …

Juventusi pësoi humbjen e dytë në kampionat pasi u mposht nga Napoli në “San Paolo” me rezultatin 2-1.

Në konferencë e zakonshme për shtyp, trajneri i bardhezinjëve Marizio Sarri ka befasuar me deklaratën e tij. Tekniku me origjinë napoletane ka thënë se nëse humbas me Napolin jam i lumtur pasi ka një lidhje të ngushtë me këtë qytet.

“Jam shumë i lidhur me këtë qytet dhe do të jem gjithmonë, por në fund e merituam, pasi ne ishim shumë pasivë. Madje, nëse do më kishin thënë që të zgjidhja se përballë cilës skuadër do kisha pranuar që të humbja, ajo do të ishte vetëm Napoli”, nënvizon trajneri i Juventusit.

Më tej Sarri u ndal te vendosja taktike e “zonjës së vjetër” si dhe komplementoi Napolin për fitoren. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët e Juventusit të cilët pasi dëshirojnë që ekipi i tyre të fitoi gjithçka këtë sezon.

SHKARKO APP