“Sarrizmi” dhe kombëtarja, Buffon: Duroni, ka dy probleme
Për Gianluigi Buffon mosha është thjeshtë një numër.
Portieri i Juventusit vijon të jetë një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Legjenda e kombëtares italiane gjatë gjatë prononcimit për emsionin sportiv italian, Tiki Taka, foli për ecurinë e bardhezinjëve dhe stilin e trajnerit Mauricio Sarri. Buffon shprehet se Sarri ka sjellë më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe guxim për të sulmuar. Idetë e trajnerit kanë nevojë për kohën e duhur, por Juventusi ka në kontingjent lojtarë cilësorë dhe inteligjentë.
Portieri i njohur beson se shumë shpejt do të jetë gati Juventusi i Sarrit. Rikthimi i Douglas Costa dhe Ramsey do i kthejë kampionët e Italisë në më shumë spektakolarë. Në fund kombëtarja. Shumë tifozë ëndërrojnë ta shohin përsëri me bluzën e kaltër mbi supe dhe Buffon ka një përgjigje për këtë mundësi.
“Besoj se Juventusi i tij do të shihet brenda disa muajsh. Na mungojnë disa aktorë kryesorë në këtë moment, si Douglas Costa dhe Ramsey. Bazohemi shumë te këta dy futbollistë. Kombëtarja? Ka një projekt për të rinjtë që po jep fryte, besoj se prezenca ime hipotetike në kombëtare nuk ka lidhje fare”, përfundon Gigi Buffon.