Sassuolo i jep një goditje të rëndë Romës, e mund me “poker” golash (VIDEO)
Roma ka pësuar një humbje të rëndë 4-2 në transfertën ndaj Sassuolos, duke komplikuar synimet e saj për një vend në Champions. Ndeshja nisinë mënyrën më të keqe të mundshme, teksa do të pësonin 3 gola në 26 minutat e para.
Francesco Caputo shënoi fillimisht dy herë në harkun e 9 minutave, ndërkohë që Filip Djuricic shënoi edhe golin e tretë, duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të drejtuar nga Fonsecas.
Në fillimin e pjesës së dytë Dzeko shënoi në minutën e 55-të, por Pellegrini mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të, duke lënë verdhekuqtë në inferioritet numerik.
Gjithses Veretout do të shënonte me penallti katër minuta më pas, ndërkohë që shpresat e tifozëve roman do të shuheshin brenda pak sekondash, teksa Boga shënoi golin e katërt për vendasi.
Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e katërt me 39 pikë, por mund të parakalohet nesër nga Atalanta nëse fiton. /R.Lika-Koha Jone/