Sassuolo i shkakton një humbje të hidhur Juventusit në “frymën e fundit” (VIDEO)

Juventus i jep fund serisë së rezultateve pozitive duke pësuar një humbje shokuese 1-2 në shtëpi ndaj Sassuolos. Skuadra e Allegrit bën një tjetër hap falas, ndaj një skuadre që arrin të marrë një sukses historik në Torino.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 44-të me Frattesin që befasoi Juventusin me një goditje të bukur brenda zonës. Bardhezinjtë kishin një shans me Dybala-n që gjeti shtyllën.

Në fraksionin e dytë bardhezinjtë gjetën forcat për të barazuar e McKennie, pas një goditje me kokë. Gjithsesi kur ishin në kërkim të golit të fitores, Sassuolo arrin të shfrytëzojë hapësirat me një kundërsulm vrastar. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP