Sassuolo shtang Interin në “San Siro”, Bajrami dhe Berardi gola spektakolar (VIDEO)

Sassuolo konfirmohet si surpriza e madhe e këtij sezoni, teksa pas Juventusit, në harkun e 4 ditëve ka mundur dhe Interin.

Skuadra zikaltër ia doli të gjejë golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me anë të holandezit Dumfries, që bëri gjithçka mirë në zonë dhe mposhti Consiglin me një goditje perfekte me të majtën.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Sassuolon, që gjeti golin e barazimit me anë të Nedim Bajramit në minutën e 53-të. Fantazisti shqiptar shënoi me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi me shqiponjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 8 minuta më pas ishte Berardi që shënoi edhe golin e përmbysjes për Sassuolon, me një goditje spektakolare nga jashtë zone, që shtangu zviceranin Yann Sommer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sfidat e tjera, Napoli mori një fitore 4-1 ndaj Udineses, ndërkohë që Lazio fitoi 2-0 ndaj Torinos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?