S’bën pjesë në planet e Koeman, Coutinho bën gati valixhet që në janar

Philippe Coutinho pritet që të largohet shumë shpejt nga Barcelona. Për shkak të dëmtimeve të shumta dhe formës jo të mirë, ai është një prej futbollistëve që preferohet më pak nga trajneri Koeman.

Sipas mediave spanjolle, braziliani do të largohet nga Spanja gjatë merkatos së janarit, me klubin katalanas që është gati të paguajë pjesën më të madhe të rrogës, për të joshur skuadrat e interesuara që ta afrojnë.

Gjatë verës që lamë pas, Coutinho iu propozua disa skuadrave, por asnjëra prej tyre nuk e pranoi për shkak të pagës së lartë.

SHKARKO APP