Scaloni: Ne dimë si të sillemi dhe kur humbasim, Modric shembull për të gjithë

Futbollistët e Argjentinës përfunduan në qendër të kritikave për shkak të sjelljes së tyre pas goditjes së 11-metërshave ndaj Holandës. Gjithsesi trajneri i kombëtares Albiceleste, Lionel Scaloni u ka qëndruar pranë lojtarëve të tij duke theksuar se ata tregojnë respekt për kundërshtarët si kur fitojnë ashtu dhe kur humbasin.

“Ndeshja e asaj ditë u luajt ashtu si duhej. Ka raste që duhet të sulmosh dhe ka raste që duhet të mbrosh. Ka një arbitër që gjykon rastet e sjelljeve, ai vendos drejtësi. Ne dimë si të sillemi kur fitojmë apo humbasin. Humbëm ndaj Arabisë Saudite dhe u larguam në mënyrë të qetë.

Sfida ndaj Modric dhe Kroacisë? Pres një ndeshje të vështirë ndaj një ‘skuadre’, e quaj të tillë pasi janë një grup i bashkuar dhe do na vendosin në vështirës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është kënaqësi të shohësh Modric në fushë. Është një shembull për shumë, jo vetëm për kualitetin si lojtar, por dhe për sjelljen e tij shembullore. Të gjithë ata që e duan futbollin, duan ta shohin atë në fushë”, deklaroi Scaloni. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?