Seedorf sfidë epike me Cristiano Ronaldon, kush e fiton?
Clarence Seedorf, nuk e tregon aspak moshën 44 vjeç. Ish-mesfushori holandez, i cili i dha fund përvojës së tij si trajner i Kamerunit sezonin e kaluar, iu përgjigj sfidës së nisur nga Cristiano Ronaldo, “Living Room Cup”.
Me pantallona të shkurtra dhe shumë vullnet: rezultati ishte i mahnitshëm. 143 abdominale në vetëm 45 sekonda, një më shumë se ylli i Juventusit.
“Po ju sa mund të bëni? Qëndroni të sigurt në shtëpi”, ka shkruar Seedorf në profilin e tij në Instagram. Deri më tani rekordin e mban Caster Semenya, ish-kampionia me 176 abdominale. /R.Lika-Koha Jone/