Seedorf shfaqet në formë perfekte fizike, tifozët i kërkojnë të rikthehet në fushë
Futbollistët e mëdhenj pas lënies së futbollit aktiv kanë prirjen për të shtuar disa kilogram. Gjithsesi Clarence Seedorf e ka gjetur zgjidhjen që një gjë e tillë të mos ndodhë.
44-vjeçari është ushtruar vazhdimisht në palestër për të krijuar një trup fantastik, të cilën e ka ekspozuar gjatë ditëve të plazhit.
Nuk ishin të pakët tifozët që reaguan në foton e shpërndarë prej tj në rrjetet sociale, madje duke i kërkuar që të rikthehet sërish në fushë. “Mund të luash ende” – i shkroi njëri, ndërkohë që një tjetër shkoi edhe më larg: “Je në super formë. Rikthehu te Botafogo dhe luaj së bashku me Honda dhe Kalou”. /Koha Jone/