Seferi flet për javën e parë si kuqezi: Shpresoj të thirrem sërish!  (VIDEO)

Taulant Seferi ishte një nga risitë më të mëdha të trajnerit Reja për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Në një prononcim për faqen e klubit zviceran, futbollisti i lindur në Kumanovë tregon ndjesitë që i dha prania në Kombëtaren Shqiptare.

 

“Kam pasur shumë kënaqësi në këtë eksperiencë, kam takuar lojtarët e Kombëtares. Ishte një përvojë e mirë për mua, një javë me të vërtetë shpërblyese. Shpresoja të luaja, por kjo varet nga trajneri, që zgjedh formacionin. Sidoqoftë, unë do të ruaj si një kujtim të shkëlqyer grumbullimin tim të parë në ekipin e parë. Shpresoj të thirrem sërish në ekipin kombëtar.

Seferi ka kombësi të dyfishtë, por ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, zgjedhje për të cilën jo vetëm që nuk është penduar, por e bën të ndihet krenar: “Unë luajta me të rinjtë e Maqedonisë, por më pas dëgjova zemrën”.

SHKARKO APP