Seferi gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke

Taulant Seferi ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë turke, duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Bodrumsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj Sivassporit në minutën e 20-të, pas një shpërthimi nga e majta e sulmit dhe një finalizimi të saktë.

Bodrumspori e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit barazuan në pjesën e dytë.

Pjesë e klubit turk është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, duke e bërë ekipin e Bodrumsporit një destinacion të rëndësishëm për futbollistët kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?