Seferi zbulon arsyen e tërheqjes në përballjen ndaj Tajson Furit

Tajson Furi dhe Sefer Seferi u përballën vetëm në katër raunde, pasi më pas boksieri shqiptar u dorëzua. Boksieri shqiptar ka treguar sot edhe arsyet që e shtyn të merrte vendimin për t’u tërhequr.

“Në fillim shkoi mirë, pata lëvizje të mira. Furi ishte më i rëndë, kurse unë më i shpejtë. Kjo më dha hapësira për të goditur. Por, në raundin e katërt mora një goditje me të djathtën. Më pas m’u bllokua krahu dhe mora vendimin se nuk mund të vazhdoj më. Diferenca ishte e madhe me kundërshtarin.

Provova me të majtën, por me të djathtën nuk shkonte. Nuk funksionoi asgjë. Mendoj se mora vendimin e duhur pas raundit të katërt. Nuk jam penduar. Unë jam luftëtar dhe nuk pendohem për betejat që bëj. Unë kam krenari, jam Sefer Seferi, jam boksier i vërtetë, jam burrë i ndershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte më i madhi dhe më i forti, këtë e dinte e gjithë bota. Ai është i një tjetër niveli. Mendoj se mora vendimin e duhur. Pas ndeshjes e kisha të bllokuar krahun. Dhimbjet ishin të mëdha dhe me të përfunduar raundi i katërt doja që të përfundonte sa më shpejt. Nuk munda ta lëviz më krahun”, u shpreh Seferi për gazetën zvicerane “Blick”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?