Semedo flet për goditjet e lira të Messit: Kurrë nuk i praktikonte në stërvitje!

Nelson Semedo ka folur për aftësinë e Lionel Messit në goditjet e lira, duke këmbëngulur se super ylli i Barcelonës nuk praktikohet kurrë në stërvitje me skuadrën në këtë “specialitet”. Saktësia e Messit në këto situata të lojës, gjatë karrierës së tij 16-vjeçare në “Camp Nou”, e ka ndihmuar atë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Barçës. I pyetur se si është të stërvitesh me Messin në baza ditore, mbrojtësi luzitan, i cili aktualisht është huazuar te Wolves, dha një intervistë për “The Telegraph”.

“Në të vërtetë nuk kam shumë fjalë, që mund ta përshkruaj sa i mirë është ai. A e dini se çfarë e bën atë edhe më mahnitës? Unë kurrë nuk e kam parë të praktikohet në goditjet e lira gjatë stërvitjes, gjatë gjithë kohës që isha atje. Betohem se nuk e bëri kurrë.

Ne gjithmonë praktikonim gjuajtjet nga distanca, por Messi kurrë nuk u angazhua në një goditje të lirë. Për të, ishte thjesht e natyrshme. Njerëzit thonë se praktika të bën të përsosur. Leo nuk praktikohej në këtë drejtim, por ishte i përsosur!”, deklaroi Semedo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi ka shënuar 658 gola në 763 ndeshje për Barçën, deri më tani, duke përfshirë 49 gola nga goditjet standarde.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?