Seminari i Licensimeve/ UEFA mbledhje në “Air Albania” për plotësimin e dokumentacionit të klubeve

Ditën e sotme u zhvillua në ambientet e Air Albania Stadium seminari i licensimeve me klubet kandidate për licensë në kompeticionet e UEFA. Sektori Licensimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, për këtë seminar kishte ftuar si referues dy përfaqësues të UEFA-s, Daniele Bernardin, në cilësinë e Menaxherit të Licensimit për klubet në UEFA dhe Alexis Angelopoulos, specialist pranë Sektorit të Licensimit të klubeve në UEFA.

Bernardi dhe Angelopolos trajtuan raste konkrete të mënyrës së plotësimit të dokumentacionit për pesë kriteret bazë të licensimit, për klubet kandidate për një licensë në kompeticionet europiane. Në këtë seminar ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe përfaqësuesit e Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, klube të cilat për herë të parë do të plotësojnë dokumentacionin për licensim. Pikë e rëndësishme e seminarit ishte njohja e përfaqësuesve të klubeve me të gjithë risitë që ka sjellë UEFA në këtë proces, si dhe ecurinë në nivel europian për 55 Federata nga viti 2014, ku është vërejtur një rritje e problemeve në lidhje me pagesën e taksave dhe pagesat e prapambetura.

Këto dy çështje ishin problematika më e ndjeshme që ekspertët kishin ndeshur në këto 5 vitet e fundit, dhe sugjeruan që klubet që jenë të kujdeshëm në shpenzimet e tyre dhe zërat e parashikuara për paga dhe detyrime fiskale të mos preken. Në sesionin e dytë ishin anëtarët e trupave gjykuese të komisionit të licensimit, të komisionit të apelit si edhe ekspertët e kritereve, të cilët u njohën me eksperiencën e përfaqësuesve të UEFA-s mbi shqyrtimin e dosjeve të aplikantëve dhe menaxhimin me sukses të të gjithë procesit, i cili përmbledh brenda tij shumë elementë.

Procesi lincensimit që këtë sezon ka nisur më herët se vitet e mëparshshme, do të vazhdojë me një tjetër seminar me specialistët e pesë kritereve dhe takimet bilaterale me secilin klub kandidat. Në këto takime do të jetë i pranishëm Menaxheri Licensimit dhe ekspertët e pesë kritereve, për të parë nga afër situatën pranë çdo klubi dhe për të dhënë sugjerimet e tyre mbi përmirësimin e situatës në elementë ku mund të dallohen probleme.

SHKARKO APP