“Sëmundja është rikthyer”, Mihajlovic jep lajmin e hidhur

“Sëmundja është rikthyer”. Sinisa Mihajlovic e jep në këtë mënyrë lajmin e hidhur për të gjithë botën e futbollit nëpërmjet një konference të shkurtër për mediat. Për trajnerin e Bolognas do të nisë kështu një luftë e re kundër leucemisë, dy vite e gjysmë pas diagnozës së parë.

“Në fillim të javës së ardhshme do të shtrohem në spital dhe do të më duhet të mungoj për pak, por e di që jam në duar të sigurta.

Këtë herë më shikoni më të qetë sepse e di se çfarë duhet të bëjë dhe situata është shumë më ndryshe. Shpresojë që kohët e rikuperimit të jenë të shpejta, por megjithatë duhet të mungoj në disa ndeshje. Do ta ndjek skuadrën nga dhoma e spitalit”, tha strategu serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?