Senegal-Holandë hap Kupën e Botës, nuk do të jetë Katari vendas

Senegal-Holandë do të jetë dueli që do të hapë kampionatin botëror të futbollit 2022 dhe jo ndeshja Katar-Ekuador. Takimi hapës i Kupës së Botës do të zhvillohet në 21 nëntor në stadiumin “Al-Thumama” në orën 12:00.

Kalendari i ditës së parë të Botërorit do të vazhdojë me ndeshjen Angli-Iran në stadiumin “Khalifa International” në orën 15:00 dhe me sfidën Katar-Ekuador në stadiumin “Al-Khor” në orën 18:00.

Në mbrëmje, në orën 21:00 është programuar sfida mes SHBA dhe skuadrës që do të kualifikohet në Play Off-in mes Uellsit dhe fituesit të ndeshjes Skoci-Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen inauguruese e Kupës së Botës jemi mësuar të shohim të parën në fushë ekipin organizator, por FIFA këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?