Senegal-Holandë, sfidë e bllokuar në 45 minutat e para

Senegali dhe Holanda nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Në stadiumin “Al Thumama Stadium”, të dyja skuadrat u kujdesën më shumë për të studiuar lojën e njëra-tjetrës.

Më aktivë tulipanët, kryesisht nga krahu i djathtë me Dumfries, i cili në dy raste shërbeu dy topa shumë të mirë në zonë, por që nuk do të shfrytëzoheshin nga de Jong dhe Janssen.

Në krahun tjetër, Ismaila Sarr rrezikoi me një goditje nga distanca, që do të ndalej në fund nga mbrojtësi van Dijk. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?