Senegali sfidon CAF, ylli i dytë në fanelë dhe prezantim i trofeut në ”Stade de France”
Confederata Afrikane e Futbollit zyrtarisht ia hoqi titullin e Kupës së Afrikës Senegalit për t’ia dhënë në tavolinë Marokut, por Senegali vazhdoi në rrugën e tij dhe këtë të shtunë zbriti në fushën e lojës për miqësoren me Peru me uniformën e re me dy yje në kraharor.
Skuadra senegaleze prezantoi edhe trofeun e Kupës së Afrikës për të festuar me tifozët në Stade de France në Paris, një zgjedhje kjo koherente me linjën e mbajtur nga Federata Senegaleze e Futbollit pas apelit të bërë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por që ushqen akoma më shumë përballjen politike dhe sportive me CAF dhe Marokun.
”Jemi kampionë të Afrikës. Në prag të miqësores me Perunë, trajneri i Senegalit, Pape Bouna Thiaë, në konferencën për shtyp tha në mënyrë të qartë pozicionin e grupit: ‘Për në është e qartë që trofetë fitohen në katërkëndëshin e gjelbër dhe kjo është ajo që ndodhi. Jemi kampionë të Afrikës-tha Thiaw. Në të njëjtën linjë ishte edhe Idrissa Gueye, një tjetër emër me peshë në skuadër, ndërsa Federata vazhdoi ta prezantojë publikisht skuadrën nën shenjën e ‘Kampionëve të Afrikës”,-tha trajneri Thiaw.
KOHA JONË SONDAZH

