Seoane: Bari artificial s’është avantazh për ne, nuk shqetësohemi nëse nuk kualifikohemi!

Young Boys prej 3 sezonesh radhazi është skuadra më e mirë në Zvicër ndërsa gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë rregullisht në grupet e Champions dhe Europa League. Këtë të enjte në mbrëmje verdhezinjtë nga Berna do të sfidojnë në fazën play-off të Europa League Tiranën që do të kërkojë të shkruajë historinë duke u kualifikuar në grupe.

Trajneri që ka udhëhequr drejt sukseseve të shumta Young Boys Gerardo Seoane Castro i cili zëvendësoi në këtë post dy vite më parë Adi Hutter që kaloi te Frankfurti.

“Ne nuk jemi të shqetësuar nëse nuk e arrijmë të kualifikohemi. Fokusi ynë është në performancën tonë dhe mënyrën se si duam t’i futemi kësaj ndeshje, gjithmonë duke e ditur se mund të mundim çdo kundërshtar. Ne e dimë saktësisht se çfarë është në rrezik pas kësaj sfide, por fokusi ynë nuk është te frika e skualifikimit. Një sportist nuk mund të jetë i qetë kur ka gjëra të tjera në mendje. Detyra e stafit është të tregojë rrugën drejt fitores.Më duket interesante që është avantazh ndeshja në terren artificial.

Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Ju nuk mund të përgjithësoni, sepse një vend është i tillë dhe një tjetër jo. Futbollistët shqiptarë do të vijnë këtu për të treguar futboll. Nuk e di se kur ishte disfata e fundit e jona në shtëpi, nuk mbaj statistika dhe nuk i mendoj shumë. Në shtëpi jemi dominantë”, u shpreh Seoane Castro.

SHKARKO APP