Serbët i bëjnë “skanerin” Tiranës/ 2-metroshi është kërcënim, kanë dhe dy lojtarë krahu nga 165 cm
Kualifikimi i Tiranës për në fazën e dytë, ka bërë që tashmë Crvena Zvezda dhe mediat serbe të nisin përgatitjet për këtë ndeshje. Sajti i njohur “telegrafi”, ka bërë një përshkrim të situatës dhe të disa elementëve ku nuk ngurron të evidentojë, trajnerin nigerian, krahët e sulmit dhe bomberin Ngoo.
“Tirana është skuadra më e suksesshme në Shqipëri, teksa shumicën e ndeshjeve i luan në stadiumin Selman Stermasi dhe sfidat më kryesore në impiantin e ri, Arena Kombëtare.
Tirana është i vetmi klub në Shqipëri që ka luajtur në të gjitha kampionatet e Superligës shqiptare që kur u krijua kampionati më 1930 dhe në të gjitha edicionet e Kupës së Shqipërisë që nga fillimi i tij në 1938 deri në 2016, kur ra një kategori më poshtë, por më pas u rigrit pas vetëm një viti.
Klubi ka 25 trofe kampion, 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 Superkupa Europiane. U themelua më 15 gusht 2020, teksa para pak ditësh festoi 100-vjetorin. Skuadra drejtohet nga një ish-portier i famshëm nigerian Emanuel Egbo. Ai luajti për këtë klub nga viti 2001 deri në 2004, teksa në 12 ndeshje me Nigerinë arriti që të realizonte edhe një gol. Egbo ishte trajneri i portierëve nga viti 2014 deri në 2019m ku më pas mori drejtimin e skuadrës duke u bërë afrikani i parë që fiton një titull kampion në një vend evropian.
Në skuadër kanë emra që mund të mos përbëjnë problem për Zvezdën. Pavarësisht se eliminuan Dinamo Tbilisin, një ekip më të shtrenjtë se Tirana, kanë 6 futbollistët të huaj. Vetëm një futbollist është pjesë e kombëtares (Maqedonia e Veriut) dhe me moshë mesatare 27.5 vjeç. Portieri është Ilion Lika, 40 vjeç.
Emri më i njohur është Kristijan Tosevski, pjesë e Maqedonisë së veriut, i cili ka luajtur te Vardari për 3 sezone. Nga Viborgu i Danimarkës erdhi sulmuesi Avdijaj, ndërkohë që dy brazilianët Elton Cale dhe Agustin Torasa janë të gjatë 165 cm. Kërcënimi mund të vijë nga sulmuesi i gjatë 2 metra, Michael Ngoo, nigerian me pasaportë angleze. Nga futbollistët e Tiranës pritet shumë edhe nga Ernest Muçi, kapiten i U-19, i cili shënoi 7 gola sezonin e fundit. Fitorja e Tiranës në Gjeorgji është një paralajmërim për ekipin që drejtohet nga Dejan Stanković, të cilët fituan lehtësisht në Gjibraltar 5-0”. /Rozalb Lika-Koha Jone/