Serbi Vlahovic bllokon merkaton e Juventusit, gati të qëndrojë edhe pa luajtur këtë sezon

Historia mes Juventusit dhe Dusan Vlahovic duket e destinuar të vazhdojë, por jo në mënyrën më të mirë. Sulmuesi serb, tashmë i dalë nga qendra e projektit teknik të bardhezinjve, refuzon çdo ofertë largimi apo rinovim me ulje page, duke krijuar një situatë të vështirë për klubin.

Sipas Tuttosport, kontrata me shifra rekord e Vlahovic është bërë një barrë e madhe për bilancin e Juventusit. Me një kosto totale prej 15 milionë euro neto (rreth 23 milionë bruto) në vitin e fundit të kontratës dhe 2.7 milionë euro të fituara tashmë nga korriku, pesha financiare është e ndjeshme, sidomos duke parë që kontributi në fushë nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive.

Në Continassa, rreziku që serbi të mbetet në stol deri në fund të sezonit është real, ndërsa tifozët në rrjetet sociale e kanë vënë prej kohësh në shënjestër. Drejtuesit do të preferonin ta shisnin përfundimisht ose ta huazonin, por Vlahovic ka përsëritur disa herë dëshirën për të qëndruar në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama

La Gazzetta dello Sport raporton se “opsioni i fundit” mund të jetë një qëndrim si “i ndarë në shtëpi”, pasi pagat e tij të larta largojnë çdo klub të interesuar pa ulje të ndjeshme të kërkesave financiare. Në këtë skenar, Juventusi do të duhet të mbledhë fonde nga shitje të tjera për të investuar në objektivin e madh të merkatos: rikthimin e Kolo Muani-t. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?