Serbi Vlahovic “tërbon” Juven, i bën “like” yllit të Realit në Instagram
Pas eliminimit nga Botërori i Klubeve përballë Real Madrid-it dhe një nate që mbetet “e paharruar”, situata për Juventus-in thellohet edhe më tej. Sulmuesi serb, Dusan Vlahović, ka dhënë një “like” në Instagram, në një postim të Jude Bellingham që festonte kualifikimin e Real Madrid-it, një veprim që mediat e konsiderojnë si një “indici” i hapur i tensionit me klubin bardhezi.
Vlahovic mbeti në stol për të gjithë 90 minutat dhe tashmë konsiderohet jashtë planeve të trajnerit Igor Tudor, veçanërisht pas një sezoni të zhgënjyes që e ka paraqitur si alternativë të dytë pas Kolo Muani
Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka refuzuar oferta për t’u transferuar në Al Hilal, si dhe një rinovim kontrate që do e shtrëngonte deri në 2028 me pagë rreth 7–8 milionë euro neto.
Qëllimi i tij është të presë deri në qershor 2026, kur kontrata përfundon, për t’u larguar si lojtar i lirë, është strategji që do i lejojë të marrë rrogë më të lartë në klubin e ri.
KOHA JONË SONDAZH

