Serbia arreston një shtetas italian me fanellë të UÇK-së para ndeshjes me Shqipërinë
Autoritetet serbe kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë përpara ndeshjes së sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në këtë kuadër, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar arrestimin e një shtetasi italian, i cili u kap me një fanellë që mbante simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas njoftimit zyrtar, personi i ndaluar është E.E., 35 vjeç, dhe u arrestua në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa udhëtonte me një automjet Peugeot. Gjatë kontrollit të bagazhit, policia ka gjetur një fanellë të gjelbër me simbolet e UÇK-së, e cila u konsiderua si provë për “nxitje të urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.
Shtetasi italian është vendosur në paraburgim për 48 orë, ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës në ditët në vijim. Ky incident vjen në një moment tensionesh të larta, teksa autoritetet serbe janë zotuar të ndalojnë çdo shfaqje të simboleve shqiptare brenda dhe jashtë stadiumit në Leskovac, për të shmangur çdo provokim apo incident gjatë ndeshjes së mbrëmjes.
KOHA JONË SONDAZH

