Serbia zbulon formacionin ndaj Shqipërisë, hedh në fushë dy sulmues
Serbia zbret sonte në fushë për një ndeshje vendimtare ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit, ku pritet prania e mbi 5 mijë tifozëve vendas.
Kur na ndan një orë e pak para fillimit të sfidës, trajneri Dragan ka publikuar formacionin zyrtar me të cilin Serbia do të kërkojë tre pikët.
Formacioni i Serbisë:
Petrović – Milosavljević, Veljković, Pavlović – Maksimović, Stanković, Živković, Kostić, Samardžić – Vlahović, Mitrović.
Në formacion spikat rikthimi i Filip Kostiç në krahun e majtë, ndërsa Milosavljević dhe Stanković do të jenë titullarë nga minuta e parë.
KOHA JONË SONDAZH

