Serena Williams dhe Lewis Hamilton kërkojnë të blejnë klubin e Chelsea-t
Ish-numri 1 i tenisit botëror të femrave, Serena Williams dhe shtatë herë kampioni i notës në Formula 1, Lewis Hamilton i janë bashkuar ofertës së Martin Broughton për të blerë aksionet e klubit të Chelsea.
Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, dyshja kampione ka premtuar të kontribuojë me 10 milionë paund secili me misionin për të ruajtur statusin kryesor të “londinezëve”. Hamilton dhe Williams kanë bërë investime të rëndësishme vitet e fundit.
Blerja e aksioneve të Chelsea është ai i radhës, duke konfirmuar fitimet kolosale të grumbulluara gjatë karrierës së tyre. Në garë për të blerë londinezët janë Todd Boehly pronar i 20% të klubit të bejsbollit Los Angeles Dodgers, dhe Steve Pagliuca, bashkëpronari i skuadrës së basketbollit, Boston Celtic.
KOHA JONË SONDAZH

