Sergio Aguero i ka thënë dy herë “jo” Juventusit

Sergio Aguero ka refuzuar dy herë Juventus-in. E përditshmja “Sport” ka shpjeguar se gjatë verës klubi i Torinos ka qenë shumë i interesuar për argjentinasin, i transferuar më pas nga City te Barcelona.

Juventus duket se i ka paraqitur lojtarit dhe përfaqësuesve të tij dy oferta, duke marrë dy herë një “jo” nga Kun. Në momentin e mbylljes së aventurës me Manchester City, dëshira e Aguero-s ka qenë gjithmonë ajo që të veshë fanellën e Barcelona-s për të luajtur në krah të shokut të tij Lionel Messi.

Një gjë që nuk ka ndodhur për shkak të lamtumirës së Pleshtit pak javë më vonë pas zbarkimit të Kun në Camp Nou.

SHKARKO APP