Sergio Aguero mbyll para kohe sezonin, do të operohet në gju

Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, duket se ka mbyllur sezonin. Ai u dëmtua në ndeshjen e djeshme të fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burnleyt. Sulmuesi argjentinas la fushën me dhimbje. Testet e para mjekësore kanë treguar se gjendja nuk është aq e mirë. Argjentinasi ka dhimbje në gju dhe do të udhëtojë drejt Barcelonës për t’u takuar me një prej doktorëve më të mirë të Spanjës.

“Skaneri i bërë në mëngjes ka konfirmuar se kam pësuar disa dëmtime në gjurin e majtë. Është shumë e bezdisshme, por jam me energji pozitive dhe i fokusuar të kthehem sa më parë. Faleminderit për mesazhet tuaja”,  tha sulmuesi argjentinas. Aguero iu nënshtrua një operacioni të ngjashëm para Kupës së Botës “Rusi 2018”. Edhe në atë rast udhëtoi në Spanjë për ndërhyrjen.

SHKARKO APP