Sergio Ramos-it i vjedhin shtëpinë kur ai po luante me Sevillan, në të ishin 4 fëmijët
Ndërkohë që Sevilla po luante ndeshjen kundër Lens në “Sánchez Pizjuán”, në shtëpinë e tij po bëhej kërdia. Bëhet fjalë për pronën e mbrojtësit në “Bollullos de la Mitación”, në perëndim të qytetit andaluzian.
Futbollisti padyshim nuk ishte në shtëpi, as gruaja e tij Pilar Rubio, por katër fëmijët dhe kujdestarët e tyre. Hajdutët kanë mundur të anashkalojnë të gjitha masat e sigurisë, por asnjë nga fëmijët nuk është dëmtuar gjatë sulmit.
Hajdutët kanë plaçkitur shtëpinë, duke marrë ora luksoze, bizhuteri, veshje të stilistëve dhe para që ndodheshin në banesë. Çështja po hetohet nga efektivët e policisë gjyqësore të Gardës Civile, por për momentin nuk dihet identiteti i autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

