SERIA A/ Como fitore dhe spektakël ndaj Lazios, ndalet Fiorentina

Fillim i mbarë për Como-n në javën e parë të Serie A 2025-2026, teksa në stadiumin Giuseppe Sinigaglia ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas mposhti Lazion me rezultatin 2-0.

Skuadra vendase dominoi pjesën e parë me një lojë të saktë në mbajtjen e topit, duke krijuar disa raste të pastra shënimi me Nico Paz, Rodriguez dhe Vojvodën. Pjesa e dytë nisi menjëherë me golin e avantazhit në minutën e 47′, kur Douvikas përfitoi nga një asist perfekt i Nico Paz. Lazio mendoi se barazoi në minutën e 63′ me Castellanos, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 73′, një goditje dënimi magjike e Nico Paz vulosi rezultatin në 2-0 për vendasit, ndërsa pak më vonë Vojvoda goditi traversën duke iu afruar golit të tretë. Lazio nuk arriti të reagonte, duke u dorëzuar ndaj një Como-je në super formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, barazim 1-1 në përballjen tjetër të javës mes Cagliarit dhe Fiorentinës. Në pjesën e dytë, Mandragora kaloi në avantazh toskanët në minutën e 68′, por në kohën shtesë Luperto barazoi me një goditje të saktë me kokë, duke shpëtuar një pikë të merituar për ekipin e Pisacane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?